Kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe “truri” shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.01.2026, 10:55

Forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar një shtetas shqiptar 39-vjeçar, i cili ishte në arrati prej vitit 2019 dhe kërkohej nga autoritetet italiane për përfshirje në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa identiteti i të dyshuarit ende nuk është bërë publik.

Sipas hetimeve, shqiptari ishte kreu i një organizate kriminale me bazë operative në rajonin e Venetos, e cila merrej me importimin dhe shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës nga Holanda dhe Shqipëria. Lëndët narkotike shpërndaheshin kryesisht në Venecia dhe qytete të tjera të provincës si Mestre, Scorzè, Noventa di Piave dhe Jesolo, përmes një strukture të mirëorganizuar dhe kanaleve të sofistikuara të komunikimit.

Hetuesit zbuluan se gjatë festave të Krishtlindjeve, familjarë të të kërkuarit kishin udhëtuar drejt Dubait për ta takuar, çka ndihmoi policinë në gjurmimin dhe lokalizimin e tij. Autoritetet italiane pritet të ndjekin procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Italisë, ku do të përballet me dënimin e dhënë nga drejtësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit