Aksion i gjerë në Prizren për keqpërdorim votash, arrestohet komisioneri i partisë së Emilja Rexhepit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2026, 10:57

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë sot një operacion në rajonin e Prizrenit, që ka çuar në arrestimin e një personi nën dyshimet për manipulim të votave.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini.

Ai bëri të ditur se klienti i tij ishte angazhuar si komisioner i partisë së zëvendëskryeministres Emilja Rexhepi.

Avokati e ka quajtur arrestimin e klientit të tij si të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

“Është arrestuar për manipulim të votave, por nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje. Është e çuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht para arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, deklaroi Gjini.

Sipas mbrojtjes, i dyshuari ka bashkëpunuar me organet e rendit duke dorëzuar pajisjet e tij, por pretendon se procesi është i montuar.

Operacioni i Policisë po vazhdon, ndërkohë që Prokuroria ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për numrin total të të ndaluarve apo provat e sekuestruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit