Pak minuta pasi JOQ Albania publikoi apelin për gjetjen e zonjës Nazmije Peqini, e raportuar e humbur në zonën e Treshit në Tiranë, mësohet se ajo është gjetur dhe ndodhet e shtruar në Urgjencën e QSUT.
Lajmi është konfirmuar për redaksinë tonë nga një infermier pranë QSUT, i cili bëri me dije se 66-vjeçarja ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike.
Sipas informacioneve, familjarët janë njoftuar dhe kanë shkuar pranë saj në QSUT, duke i dhënë fund ankthit që kishte përfshirë të afërmit që prej pasdites së sotme.
JOQ Albania falënderon stafin mjekësor të QSUT, qytetarin ose qytetarët që mund ta kenë ndihmuar dhe transportuar zonjën drejt spitalit në momentin kur ajo është ndier keq, si edhe të gjithë ata që shpërndanë apelin, duke kontribuar në gjetjen e saj sa më shpejt.
Një lajm i mirë që tregon edhe një herë se reagimi i shpejtë dhe solidariteti bëjnë diferencën.