Iu fut në banesë dhe i vodhi 1 milion lekë, qytetari thirrje hajdutit: Ktheji atje ku i more!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2026, 00:12

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën ku ai jeton me qira, në zonën ish-Kënetës, lagjja 17.

Sipas denoncimit, vjedhja ka ndodhur në një banesë që ndodhet në katin e parë, ku autori është futur fillimisht nga muri i ballkonit dhe më pas ka hyrë nga dritarja, e cila ndodhej përballë vendit ku ka kapërcyer.

Qytetari bën me dije se nga banesa i është marrë një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Momenti kur personi futet dhe del nga banesa është filmuar qartë nga kamerat e sigurisë.

“Kam video dhe foto më të qarta të momentit të vjedhjes, por për momentin nuk dua t’i publikoj. Dua vetëm që personi që ka kryer vjedhjen t’i kthejë paratë, t’i hedhë brenda murit dhe ta mbyllim këtu, pa e bërë më të madhe,” – shprehet qytetari.

Ai shton se fillimisht ka zgjedhur të mos bëjë denoncim në polici, duke i dhënë mundësi autorit të reflektojë dhe të kthejë shumën e marrë. Megjithatë, thekson se nëse nuk do të ketë asnjë reagim, rasti do të ndiqet në rrugë ligjore dhe materialet filmike do t’u dorëzohen autoriteteve.

JOQ Albania e publikon këtë rast si denoncim anonim të qytetarit, duke shpresuar në zgjidhjen e situatës pa përshkallëzim të mëtejshëm dhe mbetet e hapur për çdo reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit