Gjendet një grua e humbur në Dimal, a njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2026, 21:35

Një grua e humbur është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Gorican të Dimalit dhe aktualisht ndodhet në rajonin e Policisë Dimal.

Sipas qytetarit që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, zonja nuk flet, ndërsa kur pyetet për gjendjen shëndetësore, përgjigjet vetëm se është mirë. Ajo nuk ka dhënë asnjë të dhënë identifikuese dhe nuk ka treguar emrin e saj.

Qytetari ka dërguar edhe një foto të saj, me qëllim që familjarët apo persona që e njohin të mund ta identifikojnë sa më shpejt.

JOQ Albania bën thirrje që ky njoftim të shpërndahet, në mënyrë që zonja të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së saj.

PËRDITËSIM: Familjarët kanë konfirmuar për redaksinë e JOQ Albania se gruaja e moshuar është ribashkuar me familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit