Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Ngjarja tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në komunën Revello, në provincën e Cuneos.
Sipas raportimeve të mediave lokale italiane, 20-vjeçari po udhëtonte me një automjet tip Audi, kur për arsye ende të paqarta u përplas ballë për ballë me një kamion. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut.
Viktima, me inicialet K.G., banues në Saluzzo, u gjet i pajetë në mjet, ndërsa për nxjerrjen e trupit nga automjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.