Pa të ardhura kujdeset e vetme për nipin, nënë Xana ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.01.2026, 18:34

Kjo është nëna Xana, rreth 75 vjeçe, e cila jeton në kushte shumë të vështira së bashku me nipin e saj 12-vjeçar, në një banesë në katin -1, në zonën e rrugës së Burgut në Tiranë.

Rasti është bërë publik nga një i ri, i cili ka realizuar një video dhe ia ka dërguar redaksisë sonë, me qëllim që të kërkojë ndihmë për të moshuarën. Ai tregon se nëna Xana kujdeset e vetme për nipin e saj të mitur, i cili nuk e ka nënën, ndërsa babai i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të.

I riu shprehet se do ta ndihmojë në mundësitë që ka, duke siguruar mobilie, një derë të jashtme dhe veshmbathje, por bën apel për ndihmë më të gjerë, pasi nëna Xana nuk përfiton as pension dhe nuk ka asnjë burim të ardhurash. Ajo ka nevojë urgjente për ushqime dhe mbështetje bazë.

Nëna jeton me nipin e saj 12-vjeçar dhe është rreth 75 vjeçe. Nipi nuk e ka nënën, ndërsa babai është i sëmurë psikikisht dhe nuk ndodhet aty. Unë do ta ndihmoj me mobilie, një derë të jashtme dhe rroba, aq sa kam mundësi. Nëna nuk merr as pension, asgjë. Ka nevojë për ushqime dhe ndihmë. Banesa ndodhet në rrugën ‘Bajram Preza’, te rruga e Burgut. Emri i saj është Xana. Numri im i telefonit është 069 84 38 090,” shkruan qytetari.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar nënë Xanën, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me qytetarin që denoncoi rastin, i cili do t’i orientojë për më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit