Po lufton me vdekjen, foshnja 5-javëshe ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2026, 17:27

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Kostantinos është vetëm 5 javësh, por që prej ditës së lindjes po lufton për jetën. Aktualisht ndodhet në inkubator, i lidhur me aparatura që e mbajnë gjallë, ndërsa përballet me një problem serioz në ezofag, i cili bën që ushqimi të shkojë drejt mushkërive, duke i shkaktuar komplikacione të rënda shëndetësore.

Sipas prindërve, gjendja e foshnjes është kritike dhe çdo ditë mbetet një betejë e re për mbijetesë. Ata tregojnë se mjekët i kanë informuar se shpresa e vetme për Kostantinosin është trajtimi i specializuar jashtë vendit, i cili aktualisht është i paarritshëm për familjen për shkak të kostove shumë të larta.

Prindërit, të dërrmuar emocionalisht, po jetojnë prej javësh mes ankthit dhe frikës, duke pritur çdo moment një lajm të keq nga spitali. Ata i drejtohen me lutje çdo shqiptari që ka mundësi të ndihmojë, sado pak, për t’i dhënë këtij foshnjeje një shans për jetën.

Përmes një fushate në GoFundMe, Fondacioni Firdeus ka nisur grumbullimin e fondeve për këtë rast. Sot, ndihma juaj dhe çdo shpërndarje nuk është thjesht mbështetje, por një mundësi reale për të shpëtuar jetën e këtij vogëlushi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit