Banorët e fshatit Gribë të braktisur nga institucionet, shtrojnë vetë rrugën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.01.2026, 16:51

Një situatë shqetësuese po ndodh në fshatin Gribë, ku banorët janë të detyruar të dalin vetë për të rregulluar rrugën e lagjes së tyre, për shkak të mungesës së plotë të reagimit nga institucionet përgjegjëse.

Siç shihet edhe në videon e publikuar, infrastruktura rrugore është lënë në gjendje të mjerueshme, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Përballë indiferencës së autoriteteve, qytetarët kanë marrë vetë iniciativën për të ndërhyrë, duke bërë punë që në fakt i takojnë shtetit.

Sipas banorëve, kjo situatë nuk është rastësi, por një formë e hapur diskriminimi politik. Në këtë zonë, ndarja bëhet qartazi sipas votave: lagjet ku banorët nuk kanë mbështetur politikisht pushtetin lokal, mbeten pa shërbime bazë. Ndërkohë, vetëm rreth 10 metra më larg, në një lagje tjetër, rruga është rregulluar pa asnjë problem.

Ky standard i dyfishtë është i papranueshëm. Rrugët janë shërbim publik dhe duhet të garantohen për të gjithë qytetarët njësoj, pa u kushtëzuar nga bindjet apo preferencat politike. Diskriminimi i tillë cenon parimet e barazisë dhe minon besimin e qytetarëve te institucionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit