Murra i paguan 250 MILIONË LEKË të popullit Nazerin që t’i ruajë paratë e vjedhura në OSSH

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.01.2026, 15:31

Drejtori i OSSH Durrëa Maringlen Murra i ka dhënë mbi 250 MILIONË LEKË nga paratë e popullit Durim Nazërajt që t'i ruajë vlerat monetare të pëvetësuara në institucionin që drejton.

Tenderi sjell prova të forta për paracaktim të fituesit dhe mungesë gare reale. Kompania "NAZERI – 2000" sh.p.k, me pronar Durim Nazerajn ka përfituar 24,598,830 lekë të reja (pa TVSH) në një procedurë me Flamur të Kuq për "Mungesë Konkurrence".

Në një tender me vlerë kaq të lartë, ka marrë pjesë dhe është shpallur fitues vetëm 1 operator ekonomik. Nuk ka pasur asnjë ofertë tjetër, duke eliminuar mundësinë e kursimit të parave publike përmes garës. Oferta fituese është pothuajse identike me fondin limit, një shenjë tipike kjo e tenderave ku fituesi paracaktohet para se të nisë procedura.

Vetëm 2 ditë pas dërgimit të dokumenteve (12 janar – 14 janar 2026), kompania e Durim Nazerajt është shpallur menjëherë fituese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit