“Policia e Shtetit për të plotësuar numrin më ka vënë dy gjoba në një vend”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.01.2026, 15:16

Në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim që lidhet me veprimet e policisë së shtetit. Këtë herë, një qytetar ka ndarë me ne një përvojë të pakëndshme që i ka ndodhur me efektivët e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai rrëfen se në një ditë të vetme ka marrë dy gjoba parkimi, duke qenë i parkuar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë. Sipas tij, kjo situatë është e paqartë dhe e padrejtë, pasi gjoba e parë mjaftonte për shkeljen e njëjtë.

Sipas qytetarit, kjo praktikë përdoret nga policia për të rritur numrin e gjobave të lëshuara. A e konsideroni këtë veprim si të padrejtë? Kush ka të drejtë, qytetari apo efektivët?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit