Miliona € për Allajbeun e Hemodializës, oligarku i Shëndetësisë torturon pacientët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.01.2026, 13:57

Një moment i fortë u regjistrua gjatë foltores së Sali Berishës në njësinë nr. 4 në Tiranë, ku një qytetare, mbështetëse e Partisë Demokratike dhe paciente e dializës, mori fjalën për të denoncuar kushtet skandaloze në të cilat trajtohen pacientët në Spitalin Amerikan të oligarkut të Shëndetësisë Klod Allajbeu.

E prekur dhe e revoltuar, ajo tregoi se dializën e kryen në ambiente nëntokësore, në kushte që sipas saj nuk kanë asgjë të përbashkët me standardet mjekësore. Sipas saj, aparaturat janë të vjetruara, ilaçet mungojnë dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë, ndërsa rreziku për infeksione është i përditshëm.

Pavarësisht rëndësisë së denoncimit, fjala e saj u injorua Sali Berisha apo paneli i pranishëm. Mikrofoni iu kalua menjëherë një qytetari tjetër.

“Punën e dializave, që gjoja ne jemi te Spitali Amerikan, që vetëm Spitali Amerikan nuk quhet. Jemi në katin -2 në bodrum, makineritë qe kemi ne kanë nga 20 vite, po marrim infeksion gjaku dhe po vdesim nga vjetërsia e makinerive, vitamina nuk kemi fare, i blejmë vetë.

Nuk është bërë një kontroll tamam, kemi dëgjuar nëpër ajër sikur do na çojnë në kat të shtatë, po sa të vete unë në kat të shtatë kam vdekur. Çdo ditë nga një i sëmurë o do vdesin o do jetë në reanimacion. Kemi frikë, themi o shyqyr shpëtuam edhe sot. Po ikin të gjithë jashtë, jo vetëm fëmijët por edhe ne”, u shpreh demokratja.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje të rënda në koncesionin e Hemodializës, ku kompania Dia Vita, në pronësi të Klodian Allajbeut ka përfituar pagesa nga shteti edhe për shërbime të pakryera.

Sipas auditit, Fondi i Kujdesit Shëndetësor ka paguar dy herë për të njëjtin pacient, edhe pse ai e kryente dializën në një spital tjetër jopublik, konkretisht Salus me të cilin Fondi e paguan dhe ka kontratë me të. Pra Fondi paguan edhe Allajbeun edhe Olti Pecinin për të njëjtin shërbim, pavarësisht se kush ia jep. Nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim.

Raportimet e pagesave ndaj Allajbeut janë bërë mbi baza projektive dhe jo mbi seanca faktike, duke sjellë përfitime të padrejta nga buxheti i shtetit.

KLSH konstaton gjithashtu se qendrat e Hemodializës së Allajbeut nuk kishin mjek nefrolog me kohë të plotë e po ashtu as dietolog, i domosdoshëm për pacientët renalë.

Pacientët në raste urgjente nuk pranoheshin por dërgoheshin tek Nefrologjia në QSUT duke i sorrollatur. Nuk janë bërë investimet e parashikuara për pajisjet të cilat janë të vjetra, ndonëse kontrata mbyllet në mars 2026.

Koncesioni 10-vjeçar me vlerë mbi 86 MILIONË €, rezulton pa monitorim, pa transparencë dhe pa analizë kosto-eficencë, ndërsa pacientët mbeten viktimat e një skeme abuzimi që vijon prej vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit