Rruga “Çun Nika” në Shkodër me baltë e gropa, Beci në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2026, 14:01

Banorët e lagjes Mark Lula në Shkodër ankohen për gjendjen e rëndë të rrugës “Çun Nika”, e cila mbetet e pambuluar me asfalt për dekada.

Edhe pse rrugica ndodhet vetëm 1.2 km nga qendra e qytetit dhe vetëm 200 metra larg nga rrugicat e tjera të asfaltuara, banorët jetojnë me pluhur të madh gjatë verës, duke qenë të detyruar të mbajnë dyer dhe dritare të mbyllura. Ata deklarojnë se premtime për asfaltimin e rrugës janë dhënë para çdo zgjedhjeje, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Kritikat janë drejtuar drejt kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, duke theksuar se situata është e papranueshme për një rrugë brenda qytetit dhe kërkojnë që makineritë e asfaltimit, që janë ende vetëm 200 metra larg, të drejtohen edhe për rrugicën e tyre.

"Përshëndetje, jam një banor i lagjes Mark Lula në qytetin e Shkodrës, konkretisht në rrugën “Çun Nika”. Kemi një problem shumë të madh me rrugicën tonë. Edhe pse jetojmë vetëm 1.2 km nga qendra e Shkodrës, vetëm 200 metra nga rrugica jonë bashkia po asfalton të gjitha rrugicat e tjera, dhe e vetmja që ka mbetur e pazgjidhur në lagjen Mark Lula është kjo rrugicë, rruga “Çun Nika”. Na është premtuar para çdo zgjedhjeje se do ta asfaltojnë, dhe në 30 vjet nuk ka ardhur asnjëherë njeri. Problemi nuk është në dimër, por në verë: ngrihet kaq shumë pluhur kur kalojnë makinat, sa çdo gjë që ndodhet jashtë mbushet me pluhur. Jemi të detyruar të qëndrojmë gjithmonë me dyer e dritare të mbyllura, dhe kjo nuk është normale. Ju lutemi, meqë makineritë janë akoma vetëm 200 metra nga rrugica jonë, nëse është e mundur të bëhet diçka edhe për rrugicën tonë", shkruan banori për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit