Jani Aliaj qëndronte në sektorin e grave pas dyshimeve për atentat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2026, 12:26

Jani Aliaj u ekzekutua me thikë brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos në Greqi më 19 janar, ndërsa mediat greke raportojnë se autoritetet kishin prej kohësh informacion për një plan për eliminimin e tij. Sipas televizionit grek ANT1, Aliaj ishte konsideruar objektiv i rrezikut të lartë dhe për këtë arsye ishte transferuar më herët në sektorin e burgut të grave, si masë mbrojtëse, për shkak të dyshimeve konkrete për një atentat ndaj tij.

Gazetari grek Panagiotis Stathis deklaron se, pavarësisht këtyre informacioneve, u mor një vendim i pashpjegueshëm për ta rikthyer Aliajn në sektorin kryesor të burgut të burrave. “Edhe pse ekzistonte informacion për një ‘kontratë vdekjeje’ ndaj tij, ai u transferua sërish në burgun e burrave pa asnjë justifikim. Dy muaj më parë kishte pësuar edhe një sulm të parë vrasës, nga i cili shpëtoi për pak,” shprehet gazetari.

Sipas raportimeve, pavarësisht sulmit të mëparshëm dhe statusit të mbrojtjes që kishte përfituar, autoritetet nuk morën masa shtesë sigurie. Aliaj qëndronte i izoluar në qeli me një ish-oficer policie të dënuar për trafik droge, por kjo nuk mjaftoi për ta mbrojtur. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta në Greqi për përgjegjësinë e administratës penitenciare dhe dështimin e masave të sigurisë, ndonëse rreziku ishte i njohur prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit