30-vjeçarja në Tiranë hidhet nga kati i tretë i pallatit, vuante nga depresioni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2026, 12:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”. Një grua rreth 30 vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati dhe, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasja E. Sh., 30 vjeçe. Familjarët e saj kanë deklaruar se e reja vuante nga depresioni. Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe rikthen vëmendjen te problematikat e shëndetit mendor, të cilat shpesh mbeten në heshtje dhe pa mbështetjen e nevojshme, deri në pasoja tragjike.

Depresioni dhe problemet e shëndetit mendor nuk janë dobësi, por sëmundje që kërkojnë trajtim dhe mbështetje. Nëse ju ose dikush pranë jush po kalon një periudhë të vështirë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga familja, miqtë apo profesionistët e shëndetit mendor. Një bisedë, një dorë e zgjatur në kohë, mund të shpëtojë jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit