Një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti, i quajtur Mahmoud, i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë.
I riu i cili prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri me vizë pune po kërkon një punë të re pasi puna e fundit në Vlorë s’ka shkuar mirë.
Ai ka treguar se në portin e Vlorës ka punuar si peshkatar por punëdhënësi s’e ka paguar për punën e kryer dhe i ka mbajtur peng dokumentet, pasaportë dhe vizë pune.
Pas shumë tentativave, Mahmoud ka arritur t’ia marrë dhe tani po kërkon një punë të re. Ai thotë se ka aftësi për të punuar në disa fusha: bujqësi (ferma), punë kuzhine, zdrukthtari (marangoz), ndërtim dhe punë krahu në kantier, është serioz dhe i gatshëm të mësojë shpejt dhe të punojë me përkushtim.
Kontrata e tij e punës është e rinovueshme prandaj duke qenë i vetëm në Shqipëri
po kërkon një mundësi për punë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Mesazhi i plotë:
Përshëndetje, Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Po ju shkruaj sepse jam në vështirësi. Jam një djalë nga Egjipti dhe kam ardhur në Shqipëri për të punuar.
Kam qëndruar në Shqipëri për 3 muaj dhe kam punuar në portin e Vlorës si peshkatar. Pas shumë vështirësish dhe keqtrajtimesh nga punëdhënësi, më në fund arrita të marr mbrapsht pasaportën dhe vizën time të punës, pasi nuk më lejonte t’i mbaja. Kam dëgjuar se shqiptarët janë zemërmirë dhe mikpritës, ndaj po e shkruaj këtë mesazh me shpresën se dikush mund të ketë nevojë për një punëtor. Jam 25 vjeç dhe kam aftësi për të punuar në disa fusha, si:
bujqësi (ferma), punë kuzhine, zdrukthtari (marangoz), ndërtim dhe punë krahu në kantier. Jam i gatshëm të mësoj shpejt dhe të punoj seriozisht. Kontrata ime e punës është e rinovueshme. Arsyeja pse po ju drejtohem është sepse jam i vetëm në një vend të huaj dhe kam ardhur këtu për shkak të vështirësive ekonomike. Nuk mund të kthehem në Egjipt sepse dua të punoj, dhe ardhja ime në Shqipëri më pelqen