1 muaj në paraburgim për Arianit Sllamnikun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2026, 10:49

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i kësaj gjykate Sabit Shkodra.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Hetimet ndaj tij nisën pas raportimit të emisionit KIKS Kosova.

Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin te fëmijët.

Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit