Përkeqësohet moti në vend, stuhi ciklonare pas 2 ditësh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2026, 10:13

Shqipëria pritet të përballet me përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që gradualisht do të përfshijë gjithë Ballkanin. Aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat janë rritur deri në rreth 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore, sipas meteorologes Tanja Porja.

Sistemi ciklonar që po afrohet pritet të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin shqiptar, kryesisht gjatë fundjavës dhe fillimit të javës. Meteorologia shpjegon se vranësirat do të mbulojnë gjithë rajonin, dhe në disa zona të Ballkanit reshjet mund të jenë dëbore, por në Shqipëri kryesisht do të dominojë shiu.

Në zonat malore të thella do të regjistrohen reshje dëbore, pasi temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros dhe lehtësisht negative. Në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë kryesisht të llojit shiu, duke shënuar një ndryshim të dukshëm nga moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë i ditëve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit