700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.01.2026, 08:30

Gjendja e rrugës Boboshticë – Dardhë – Podgorie – Lignas ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e mirëmbajtjes së infrastrukturës, pasi pavarësisht fondeve të konsiderueshme të akorduara, segmenti paraqitet i pakalueshëm në kushte të motit të keq. Vetëm për mirëmbajtjen e kësaj rruge janë shpenzuar rreth 1 miliard lekë, ose afërsisht 700 mijë euro, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë borë të pashkarkuar dhe mungesë ndërhyrjeje, siç e ka denoncuar edhe gazetari Xhensil Shkëmbi.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugës është fituar nga kompania “OUEN & SHPRESA-AL”, e cila ka përfituar fondin aktual. Megjithatë, situata reale bie ndesh me vlerën e kontratës, pasi qarkullimi mbetet i vështirë dhe rrezikshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Sipas të dhënave të bëra publike, kontraktori i mëparshëm merrte rreth 13 milionë lekë të vjetra në vit për pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi.

Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe kontrollin e kontratave të mirëmbajtjes rrugore. Denoncimi i bërë publik ka nxitur reagime dhe kërkesa për transparencë, ndërsa mbetet e paqartë nëse institucionet përgjegjëse do të japin shpjegime për diferencën e madhe mes shumave të shpenzuara dhe shërbimit real të ofruar në këtë rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit