Një qytetare nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar një video ku shpreh shqetësimin e saj lidhur me mishin e viçit që ka blerë në një dyqan në qytet.
Ajo thekson se është kliente e rregullt dhe prej disa herësh ka vënë re se mishi nga jashtë duket i kuq dhe i freskët, ndërsa në momentin që pritet, pjesa e brendshme paraqitet me një ngjyrë më të errët. Kjo situatë i ka ngritur dyshime dhe shqetësime, sidomos për sigurinë ushqimore.
“Nga jashtë duket i kuq dhe shumë i freskët, por kur e pret del me ngjyrë të errët. Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur. Çfarë po hamë?”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar, duke shtuar se mishi kushton rreth 15 mijë lekë për kilogram.
Qytetarja thekson se nuk ka pretendime konkrete dhe as nuk ngre akuza, por kërkon një shpjegim, pasi nuk di nëse bëhet fjalë për diçka normale në mishin e viçit apo për një problem që duhet marrë seriozisht.
Redaksia e JOQ Albania e publikon këtë denoncim si dyshim të ngritur nga qytetarja, duke ftuar qytetarët, por edhe ekspertët e fushës, që të japin mendimin e tyre: a është kjo një dukuri e zakonshme që lidhet me oksidimin, ruajtjen apo prerjen e mishit, apo ka vend për shqetësim?
Pamjet janë publikuar për transparencë, ndërsa opinioni i specialistëve dhe i konsumatorëve mbetet i mirëpritur në komente.
JOQ Albania mbetet e hapur për çdo sqarim zyrtar apo profesional lidhur me këtë rast.