Sa ironik dhe skandaloz ishte injorimi që i bëri Sali Berisha demokrates gjatë takimit në foltore, kur kjo e fundit nisi t'i rrëfente se po luftonte me vdekjen si paciente e dializës në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut...
Kur demokratja e gjorë denoncoi publikisht kushtet mizerable në Spitalin Amerikan ku zhvillohej Hemodializa, Berisha kaloi radhën duke bërë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Videoja u shpërnda nga JOQ dhe bëri bujë në rrjet. Sot do ju bëjmë të qartë arsyen pse Berisha mbron Allajbeun dhe lidhjet që ka me të.
Dy nga koncesionet më të mëdha në shëndetësi, ai i Hemodializës i Klodian Allajbeut dhe i Laboratorëve Mjekësorë të Janis Karathanos, u nxorën jashtë nga opozita, jashtë hetimit të komisionit parlamentar, pavarësisht vlerës së tyre që arrin rreth 240 MILIONË €.
Sipas burimeve për mediat një vit më parë, pagat e deputetëve të “Foltores” për një periudhë 3-mujore janë financuar nga dy emra të rëndësishëm të sektorit privat shëndetësor... Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan që mban koncesionin e Hemodializës, dhe Janis Karathanos, pronari i kompanisë “Pegasus”, e cila ka në dorë koncesionin e laboratorëve mjekësorë.
Pagesat janë kryer më 25 mars 2024, pikërisht në ditën kur nisi zyrtarisht puna e komisionit hetimor parlamentar. Një përkim që ka ngritur dyshime të forta, pasi në përfundim të diskutimeve, dy koncesionet në fjalë u lanë jashtë objektit të hetimit.
Sipas burimeve politike, vendimi për të mos përfshirë këto kontrata është marrë pas një marrëveshjeje të heshtur mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa më herët është zhvilluar edhe një pazar me vetë përfituesit e koncesioneve. Në këtë kontekst, fondet e dhëna nga Allajbeu dhe Karathano dyshohet se janë përdorur si “shpërblim” për mbylljen e hetimeve ndaj kontratave shumë milionëshe.
Deri tani, nuk ka një sqarim zyrtar për kohëzgjatjen e marrëveshjes financiare mes Sali Berishës, Klodjan Allajbeut dhe Janis Karathanos, as për shumën totale të përfshirë në këtë skemë.
Ajo që mbetet e qartë është se përjashtimi i dy koncesioneve nga hetimi parlamentar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, konfliktin e interesit dhe ndikimin e biznesit në vendimmarrjen politike.