Banorët e Ballshit pa energji elektrike që prej mëngjesit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.01.2026, 23:47

Banorët e Ballshit kanë mbetur pa energji elektrike që prej mëngjesit të sotëm, dhe deri tani asnjë masë nuk është marrë për të rikthyer furnizimin. Pavarësisht ankesave të përsëritura, përgjegjësit duket se nuk janë në gjendje të garantojnë një shërbim bazë, siç është energjia elektrike.

Banorët përballen me vështirësi në funksionimin e pajisjeve të përditshme dhe aktivitetet bazë të familjeve janë të ndërprera.

Ky rast nuk është një reflektim i qartë i mosorganizimit dhe paaftësisë për të garantuar shërbimet minimale për qytetarët. Për banorët e Ballshit, pritja e energjisë elektrike po shndërrohet në një provë të durimit ndaj një sistemi që shpesh harron nevojat e tyre bazike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit