Eksperti paralajmëron: Si mund t’ju mashtrojnë bankat me kreditë e shtëpisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.01.2026, 21:02

Shumë qytetarë besojnë se kredia për shtëpi është një mënyrë e sigurt për të financuar blerjen e banesës, por një ekspert i ekonomisë paralajmëron për rreziqe të konsiderueshme. Ai thekson se mënyra se si disa banka menaxhojnë këstet dhe bashkëpunimi me përmbarues privatë mund të krijojë probleme serioze për klientët.

Sipas ekspertit Rezart Prifti, disa procedura sekuestrimi dhe shitjeje të pronave kryhen në mënyrë të jashtëligjshme, shpesh pa dijeninë e klientëve. “Problemi nuk është presioni i telefonatave apo kësteve, por praktikat e brendshme që qytetarët nuk i dinë. Ka banka që kanë grupe dhe procedura korruptive që shfrytëzojnë njerëz pa njohuri financiare,” shpjegon Prifti.

Ai paralajmëron se disa punonjës bankash bashkëpunojnë me përmbarues privatë për të përshpejtuar sekuestrimin dhe shitjen e pronave, një proces që mund të bëhet disa herë brenda pak javësh, pa dijeninë e klientit. Rezultati është se pjesa më e madhe e këtyre apartamenteve, veçanërisht të emigrantëve që jetojnë jashtë, përfundon e rishitur, duke i ekspozuar qytetarët ndaj humbjeve të papritura.

Eksperti nënvizon rëndësinë e kujdesit dhe informimit të klientëve: të njihni mirë kontratat dhe procedurat financiare për të mos rënë pre e abuzimeve të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit