A e dinit? Bufi fluturon pa bërë asnjë zhurmë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.01.2026, 20:32

Bufi konsiderohet ndër grabitqarët më misteriozë dhe më efikasë të natës, falë një aftësie të rrallë, fluturimit pothuajse plotësisht të heshtur. Ndryshe nga shumica e zogjve të tjerë, gufi është në gjendje të lëvizë në ajër pa prodhuar zhurmë, duke u afruar tek preja pa u vënë re.

Sekreti i këtij fluturimi “stealth” qëndron në strukturën unike të pendëve të tyre të fluturimit. Skajet e pendëve janë të buta dhe të çrregullta, jo të lëmuara si te zogjtë e tjerë. Kjo veçori shpërndan rrjedhën e ajrit dhe ul ndjeshëm turbulencën, duke eliminuar tingujt që zakonisht krijohen gjatë fluturimit.

Ajri kalon në mënyrë të butë mbi krahët e bufit, duke larguar çdo zhurmë që mund të prodhohej. Për më tepër, bufi ka krahë të mëdhenj në raport me trupin e tij, gjë që i lejon të fluturojë ngadalë, në mënyrë të qëndrueshme dhe me konsum minimal energjie. Ky ritëm i qetë fluturimi redukton edhe më shumë zhurmën.

Falë këtij avantazhi natyror, bufi arrin t’u afrohet prenë në errësirë pa u diktuar, duke e kombinuar fluturimin e heshtur me shikimin dhe dëgjimin jashtëzakonisht të mprehtë. Kjo e bën atë një nga grabitqarët më të suksesshëm të botës së egër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit