“Jemi në vështirësi financiare”/ Infermierja nga Kukësi: S’kemi marrë ende rrogën e dhjetorit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2026, 19:48

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një infermiere në Kukës, e cila ngre shqetësimin se infermierët nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor, edhe pse sot është data 21 janar.

Sipas denoncimit, punonjësit e shëndetësisë ndodhen në vështirësi financiare, ndërsa presin prej javësh që paga të hidhet në llogaritë e tyre.

“Sot, më 21 janar, ende nuk kemi marrë rrogat e muajit dhjetor. Jemi shtresë e mesme, presim rrogën dhe kemi mbetur duke u lutur se mos nesër i nxjerrin,” shprehet infermierja në mesazhin e dërguar.

Punonjësit kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, ndërsa deri tani nuk ka pasur një sqarim zyrtar lidhur me vonesën e pagave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit