Disa portale dhe televizione në Shqipëri dhe Kosovë raportuan së fundmi se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ishte parë në Vlorë, duke krijuar përshtypjen e një vizite diskrete me rëndësi gjeopolitike.

Por realiteti është ndryshe. Në të njëjtën kohë, Kushner ishte i pranishëm publikisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, një ngjarje ku mblidhen liderë globalë politikë, ekonomikë dhe financiarë. Fotografi, deklarata zyrtare dhe mbulimi ndërkombëtar e konfirmojnë qartë pjesëmarrjen e tij atje.

Kështu lind pyetja: si përfundoi Kushner “në Vlorë” në lajmet shqiptare? Analistët thonë se televizione dhe portale të caktuara ranë pre e një lajmi të paverifikuar, duke u kthyer pa dashje në “zë” të propagandës.

Ky incident nxjerr në pah rëndësinë e verifikimit të fakteve, sidomos kur bëhet fjalë për figura ndërkombëtare dhe lajme me peshë politike.

Jared Kushner ne Forumin Ekonomik ne Davos, Zvicer