Shira e erëra të forta përfshijnë Greqinë, regjistrohet viktima e parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2026, 19:35

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Stuhia ka goditur më parë të gjithë vendin, duke shkaktuar dëme në ishullin e Gavdos në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët kanë paralajmëruar shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet intensive të shiut pritet të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, me një pakësim gradual më pas.

Mbrojtja civile ka këshilluar banorët e zonave në rrezik që të mos dalin nga banesat e tyre pa një arsye të domosdoshme, ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet nga qendra e Athinës tregojnë rrugë dhe kryqëzime të përmbytura nga reshjet e dendura, ndërsa në zonën e Patrës era e fortë ka pezulluar lundrimin drejt porteve të Jonit dhe Italisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit