Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali nuk është pastruar prej rreth 30 vitesh, duke u kthyer në një burim të vazhdueshëm përmbytjesh.
Me reshjet e fundit të shiut, zona është përmbytur sërish, një situatë që përsëritet çdo vit. Ujërat e shiut nuk arrijnë të shkarkohen normalisht për shkak të bllokimit të kanalit nga mbeturinat dhe inertet.
Qytetari shprehet se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit.
Banorët e zonës thonë se kjo situatë jo vetëm që dëmton pronat e tyre, por përbën edhe rrezik për shëndetin publik, sidomos gjatë sezonit turistik, kur zona e Plazhit frekuentohet nga mijëra pushues.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje nga plazh, durres. Kanali qe ndjek hekurudhen deri ne plepa pa pastruar fare per 30 vjet. U mbyten me keto shirat si cdo vit. Ende se vret njeri mendjen