Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86%. Detaji i vogël që mbetet për t’u sqaruar është se ky progres i përket vetëm 16% të parë të projektit.
Sipas përllogaritjeve, në dy vite janë përfunduar realisht 13.76% e autostradës, një ritëm që dëshmon për qëndrueshmëri dhe vizion afatgjatë. Me këtë ecuri, projekti pritet të mbyllet pas rreth 14 vjetësh e gjysmë të tjera.
Nëse gjithçka shkon sipas planit aktual, autostrada Tiranë–Durrës do të jetë gati në vitin 2038, në mesin e mandatit të shtatë qeverisës, duke u shndërruar në një vepër që shoqëron disa breza dhe disa fushata zgjedhore.
Ndërkohë, kantieri vijon të vizitohet, të fotografohet dhe të promovohet si model suksesi, ndërsa shifrat tregojnë se udhëtimi drejt përfundimit sapo ka kaluar kthesën e parë.
![]()