Betonierja e oligarkut përplasi 57-vjeçarin, Policia fshehu ngjarjen derisa reaguan familjarët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.01.2026, 18:43

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga pompa e betonierës teksa po punonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia arrestoi një 36-vjeçar, të dyshuar si drejtues i mjetit të punës, në lidhje me këtë aksident fatal. Ngjarja ka ndodhur dje, por u raportua zyrtarisht nga policia sot në mesditë pas reagimit të familjarëve të viktimës. Nuj dihet se betonierja e kush oligarku e përplasi Rexhmatin e në cilën orë të ditës pasi qarkullimi o tyre është i kufizuar.

Në njoftimet e policisë thuhet se si pasojë e rrëzimit të pompës së betonierës që drejtohej nga i arrestuari, Rexhmati, u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit