Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, në lagjen “Apolonia”, ku një burrë ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati banimi.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi, i cili është banor i pallatit, ka përfunduar në tarracën e katit të dytë pas rënies. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet me shenja jete dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkaqet e incidentit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.