Gjykata e Apelit e Posaçëm ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Taulant Tushen, i akuzuar në dosjen e njohur si afera “5D”.
Sipas vendimit të ri, ndaj Tushes është caktuar masa “arrest shtëpie”, duke zëvendësuar arrestin me burg. Deri më tani, ai ndodhej në paraburgimin e Fierit. Përveç dosjes “5D”, Tusha po hetohet edhe për përfshirje në çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Taulant Tusha njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë kohës së tij në Bashkinë e Tiranës. Në kuadër të së njëjtës aferë, janë arrestuar dhe janë marrë të pandehur edhe disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës.