“Pashë Macronin me ato syzet e bukura”, Trump: Ç’dreqin i ndodhi?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2026, 18:23

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diellit që ai mbante gjatë fjalës së tij.

Macron u shfaq të martën me syze aviator blu gjatë një fjalimi të mbajtur brenda, pa dhënë fillimisht shpjegime. Më vonë, zyra e tij sqaroi se syzet ishin përdorur për të mbrojtur sytë, për shkak të një enë gjaku të plasur, një problem i cilësuar si i padëmshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Trump iu referua kësaj situate me tone ironike, duke pyetur “çfarë dreqin ndodhi?”, mes të qeshurave të publikut. Ai e përgëzoi gjithashtu Macron për qëndrimin “të fortë” në takimet e mëparshme, por e akuzoi Francën se për dekada ka përfituar nga SHBA në çmimet e barnave.

Trump tha se kishte kërcënuar Francën me tarifa shtesë, përfshirë deri në 25% për produktet dhe deri në 100% për verërat dhe shampanjën, nëse Parisi nuk do të rriste çmimet e ilaçeve.

Marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më tej për shkak të kundërshtimeve evropiane ndaj planeve amerikane për Groenlandën. Macron i quajti tarifat e mundshme amerikane “të papranueshme” dhe paralajmëroi se BE mund të përdorë për herë të parë mekanizmin kundër shtrëngimit tregtar.

Në fund, Trump reagoi edhe ndaj refuzimit të Macron për t’iu bashkuar një nisme të tij të quajtur “Bordi i Paqes”, duke deklaruar se lideri francez “do të largohet së shpejti nga pushteti” dhe duke përsëritur kërcënimet për tarifa edhe më të larta ndaj produkteve franceze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit