Platforma SelfCare jashtë funksionit, bizneset s’kryejnë dot asnjë pagesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2026, 17:29

Platforma SelfCare, e përdorur nga bizneset për menaxhimin e shërbimeve dhe proceseve të tyre, nuk funksionon dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh dhe penalizim të aktivitetit të përditshëm të kompanive.

Sipas përdoruesve, ndërprerja ka prekur funksionalitetet kryesore të sistemit, veçanërisht menaxhimin e faturave dhe kryerjen e pagesave, duke sjellë vonesa në operacione të ndryshme dhe kosto shtesë për bizneset që varen nga platforma.

Disa prej tyre bëjnë me dije se kanë kontaktuar shërbimin e klientit të SelfCare, por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mbi arsyet e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të shërbimit në normalitet. Bizneset kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se situata po ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre.

Ndërkohë duhet thënë se në kolaps total ka qenë ditën e sotme e-Albania pasi qytetarët nuk kanë mundur të kryejnë asnjë lloj shërbimi te DPSHTRR jo vetëm në Tiranë por edhe qytete të tjera.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje keni ndonje informacion. Kur mund te rregullohet sistemi pagesave. Pasi ka qe ne mengjes i bllokuar. Te ksha. Dhe ne sistemin e tatimeve. Te ksha pagesa Nuk funksionon. Te tatimet s hapet fare. Sistemi i self care

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit