Ditën e sotme, pranë zyrave të Gjendjes Civile në qytetin e Kukësit, ka rënë zjarr në një nga ambientet e zyrës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse e cila është harruar ndezur nga punonjësit.
Zyra është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë godinën, duke shkaktuar situatë të rënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.