Adnan Merovci për Rugovën: Kur e përmendnim bukën e kallamojtë, thoshte: le, le, le mos ndillni fukarallëk

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2026, 16:37

Bashkëpunëtori i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, në 20-vjetorin e vdekjes së tij mori fjalën në akademinë përkujtimore që u organizua në nder të tij.

Siç bën shpesh, Merovci nxori për publikun zakone të Rugovës që nuk janë ditur më parë.

Kësaj radhe ai foli për shprehinë e tij për të pirë kafe, duke thënë se i ka pirë 20 sosh brenda 24 ore.

“Brenda 24-orësh ka pirë 20 kafe turke pa kajmak, që vetëm zonja Fanë ia ka përgatitur si duhet”.

Ai foli edhe për bisedat e Rugovës të cilat i bënte me të huajt.

“Në takimet me të huajt fliste për plantacionet e rrushit në Rahovec, mineralet e shumta të Kosovës dhe kapacitetet burimore energjetike të thëngjillit dhe shpesh thoshte se Kosova mund të prodhojë energji elektrike për gjysmën e Europës”.

“Kur e përmendnim bukën e kallamojtë, thoshte: lë, lë, lë mos ndillni fukarallëk”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit