OBSH alarmon: Proshuta, sallamat e virshllet rrisin rrezikun nga kanceri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2026, 15:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka klasifikuar mishrat e përpunuar, përfshirë proshutën, salçiçet dhe mishin e konservuar, në Grupin 1 të kancerogjenëve për njerëzit.

Ky klasifikim bazohet në prova të mjaftueshme që lidhin konsumimin e këtyre produkteve me rritjen e riskut për kancer kolorektal.

OBSH nënvizon se proceset e përpunimit të mishit—si kriposja, kurimi, fermentimi dhe tymosja—janë teknikat që e bëjnë këtë ushqim potencialisht të dëmshëm për shëndetin. Konsumimi i vetëm 50 gramëve mish të përpunuar çdo ditë lidhet me një rritje prej rreth 18% të rrezikut për kancer kolorektal, sipas studimeve.

Organizata thekson se rreziku nuk vjen nga një recetë apo markë specifike, por nga teknologjia ushqimore e përpunimit, dhe e krahason këtë rrezik me atë të substancave të tjera në Grupin 1, si tymi i duhanit dhe azbesti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit