AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas eliminimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2026, 15:53

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të sistemeve ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS, sëmundja “Gjuha e Kaltër” nuk është më e pranishme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, lejohet importi i kafshëve të gjalla të llojeve gjedhë, dele dhe dhi, si dhe i produkteve, nënprodukteve të tyre dhe materialit gjenetik, nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, njofton AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës shëndetësore veterinare dhe informimin e rregullt të publikut, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit