Ushtarët në Korçë me çizme të çara mes dimrit! Ku i çon fondet Vengu?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 15:52

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një ushtar i Forcave të Armatosura që shërben në Korçë, qytet i njohur për temperaturat e ulëta. Pamjet e dërguara flasin vetë, çizme ushtarake të shkatërruara, të çara dhe të papërdorshme, me të cilat efektivët detyrohen të kryejnë shërbimin. Ky është realiteti i hidhur i ushtrisë shqiptare në terren, larg propagandës dhe deklaratave boshe.

Përshëndetje JOQ, shikoni në çfarë kushtesh vijnë ushtarët në stinën e dimrit në Korçë, ku zyrtarët i shesin dhe shpërdorojnë fondet. Ju lutem, anonim. Ju lutem, merreni në konsideratë shqetësimin tonë.”-shkruan ushtari për JOQ.

Sipas denoncimit, ushtarët në Korçë detyrohen të kryejnë detyrën në kushte ekstreme, pa uniforma dhe pajisje bazike, ndërkohë që fondet e dedikuara për mbrojtjen, sipas tyre, shiten dhe shpërdorohen nga zyrtarë përgjegjës. Këto kushte jo vetëm që cenojnë rëndë dinjitetin e ushtarakëve, por rrezikojnë drejtpërdrejt edhe shëndetin e tyre, veçanërisht në një zonë ku temperaturat gjatë dimrit zbresin nën zero.

Për këtë situatë, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministrin Pirro Vengu, i cili duket se ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë kësaj katastrofe. Është e papranueshme që në vitin 2026, ushtarët në Korçë të përballen me dimrin pa këpucë e uniforma, ndërsa drejtuesit justifikohen me heshtje. Kërkohet llogari publike dhe veprim të menjëhershëm, sepse dinjiteti i ushtarëve nuk mund të shkelet më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit