“Nëse jeni keq për dy sapunë, kërkojini se ua japim vetë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.01.2026, 15:09

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë tonë duke ngritur edhe një herë shqetësimin për fenomenin e vjedhjeve në vend. Sipas tij, raste të tilla po bëhen gjithnjë e më shqetësuese dhe dëmtojnë jo vetëm bizneset, por edhe vlerat morale të shoqërisë.

Në një video të mbërritur në redaksinë tonë, shihet qartë një burrë i cili i drejtohet arkës për të paguar disa sapunë. Megjithatë, gjatë momentit të blerjes, ai fsheh dy prej tyre në xhep, duke vepruar me kujdes për të mos u vënë re.

I përballur me këtë situatë, qytetari shprehet se problemi nuk qëndron tek vlera e sapunëve, por tek akti i shëmtuar që kryhet nga një person në moshë, i cili duhet të shërbente si shembull për të tjerët.

Ai thekson se, nëse dikush ndodhet në vështirësi ekonomike edhe për dy sapunë, zgjidhja nuk është vjedhja, por kërkesa për ndihmë. Sipas qytetarit, çdo pronar, menaxher apo shitës do të tregonte mirëkuptim dhe do t’ia jepte produktet pa hezitim.

Raste të tilla, edhe pse në dukje të vogla, mbeten një alarm për shoqërinë dhe kërkojnë reflektim mbi vlerat dhe ndershmërinë në jetën e përditshme.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje, i bëj thirrje këtyre hajdutëve që janë keq për dy sapunë ti kërkojnë se ja japim vetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit