Një qytetar nga Tirana, zona Golden Park, ka denoncuar përmes një mesazhi drejtuar redaksisë së JOQ vjedhjen e biçikletës së tij gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur më datë 19, rreth orës 01:20, ndërsa thekson se vetëm një javë më parë i është vjedhur edhe një tjetër biçikletë nga i njëjti person.
Qytetari shprehet se e ka identifikuar qartë autorin dhe se nuk ka asnjë dyshim për këtë, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Ai paralajmëron se nëse brenda 24 orëve biçikleta nuk i kthehet, do të bëjë denoncim penal në polici, duke dorëzuar emër, mbiemër dhe prova ndaj autorit të dyshuar.
"Përshëndetje JOQ! Jam banor në zonën e Golden Park. Në datën 19, rreth orës 01:20 të natës, më është vjedhur biçikleta. Para vetëm një jave, i njëjti person më ka vjedhur edhe një tjetër biçikletë. Autorin e kam parë shumë qartë, e di saktësisht kush është dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kjo është një paralajmërim i fundit, nëse brenda 24 orëve biçikleta nuk kthehet, do të bëj denoncim penal në polici me emër, mbiemër dhe prova. Kjo situatë ka kaluar çdo kufi", shkruan qytetari.