I moshuari në Prrenjas bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 13:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një i moshuar rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka rënë nga ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike, duke gjetur vdekjen në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit