Nga Fieri te kriminelët në Tiranë! Brahimaj, Rushiti dhe Zyberi shisnin armë 800 € copa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 13:00

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë së Tiranës, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për trafik armësh zjarri. Në pranga ranë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, të cilët dyshohet se prej kohësh ishin të përfshirë në shitjen e armëve me çmime nga 700 deri në 800 euro. Armët e sekuestruara mendohet se silleshin nga Fieri dhe do t’u shiteshin grupeve kriminale kryesisht në zonat e Tufinës dhe Freskut.

Të arrestuarit rezultojnë persona me precedentë të theksuar penalë, të dënuar më parë për vrasje, plagosje dhe trafik droge. Mes tyre spikat Ilir Zyberi, i cili më herët mbante mbiemrin Avdillari. Ai është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si “Xubi”, i cili humbi jetën në një aksident në vitin 2021, dhe ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Yzberishtit.

Zyberi është dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi në vitin 1998 dhe ka qenë i dyshuar për dhjetëra vepra të rënda penale. Ndërkohë, Artur Brahimaj është arrestuar edhe në vitin 2022 për trafik droge në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa Artur Rushiti ka precedentë për plagosje me dashje. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit