Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga Finem! Shembull negativ për të rinjtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 12:37

Në rrjetet sociale është publikuar një video që shfaq reperin e njohur shqiptar Lim Hoti duke u përfshirë në një përleshje fizike në mes të rrugës, ku dyshohet se është sulmuar nga reperi Finem dhe persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur prej muajsh, por pamjet e incidentit janë bërë virale brenda pak orësh, duke nxitur reagime nga publiku dhe fansat e dy artistëve, ndërsa dhuna shfaqet hapur dhe pa asnjë përmbajtje.

Ngjarje të tilla kanë ngritur shqetësime serioze për sjelljen e figurave publike, të cilët përmes veprimeve të dhunshme transmetojnë një mesazh negativ për të rinjtë që i ndjekin dhe i shohin si modele.

Në vend që të promovojnë vlera pozitive dhe përgjegjësi shoqërore, incidente të tilla normalizojnë dhunën dhe konfliktin duke ndikuar negativisht në shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit