21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK, kërkon takim me prokurorin e çështjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 11:39

Pas përfundimit të homazheve për katër protestuesit e vrarë më 21 janar, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka kërkuar zyrtarisht një takim me prokurorin Alfred Shehu, duke shprehur nevojën për sqarime dhe vijim të hetimeve lidhur me ngjarjen tragjike.

Mark Nika ka theksuar se pas 15 vitesh, familjarët e viktimave vijojnë të ndihen të zhgënjyer nga mungesa e drejtësisë dhe nga përdorimi politik i ngjarjes së 21 janarit. Sipas tij, kjo çështje është shoqëruar ndër vite me retorikë politike, pa dhënë një përgjigje të qartë ligjore për përgjegjësit e vrasjeve.

Ai është shprehur se shpresa e vetme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë mbetet SPAK, duke kërkuar që hetimet të zhvillohen në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa ndikime politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit