Mbeti jashtë parlamenti, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.01.2026, 11:26

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat në Kuvend për vetëm 20 vota më pak se Olta Xhaçka, do të ketë tashmë përgjegjësinë për mbikëqyrjen, kontrollin dhe garantimin e cilësisë e sigurisë ushqimore në vend.

Një tjetër mundësi për rikthimin e saj në Parlament ishin zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan. Megjithatë, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese bëri që Gjylameti të mbetet jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, kryeministri ka paralajmëruar një qasje më të fortë ndaj kontrollit ushqimor, duke theksuar se, ashtu si në vendet e Bashkimit Europian, edhe në Shqipëri produktet që nuk përmbushin standardet e sigurisë mund të bllokohen. Sipas tij, vendi duhet të funksionojë me të njëjtat kritere, çka sinjalizon një fazë më të ashpër kontrollesh, të paktën në aspektin formal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit