Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Burime bëjnë me dije se delegacioni është parë në zonën e Ujit të Ftohtë, ku janë marrë masa të shtuara sigurie gjatë lëvizjes dhe qëndrimit të tyre.
Sipas informacioneve, vizita lidhet me interesin për investimin në ishullin e Sazanit. Jared Kushner pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore, ku do të diskutohen detaje të projektit dhe mënyra e realizimit të investimit në ishull. Theksohet se nuk është planifikuar asnjë takim me përfaqësues të pushtetit apo autoritete shtetërore shqiptare.