13 vite në pushtet dhe nuk vendosi drejtësi, Rama: Zoti e di si vij në zyrë çdo 21 Janar, e kam gur në zemër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 10:29

“Zoti e di si vij në zyrë çdo 21 Janar”, tha sërish Edi Rama përballë familjarëve të viktimave, duke përshkruar “gurin në zemër” që sipas tij bëhet çdo vit më i rëndë. Kryeministri foli për dhimbjen, zhgënjimin dhe pritjen e pafund për drejtësi, ndërsa kujtoi se fëmijët e atëhershëm sot janë bërë prindër, e gjyshërit stërgjyshër. Një fjalim i ngarkuar emocionalisht, i përsëritur vit pas viti, në përvjetorin e tragjedisë së 21 Janarit.

Ironia qëndron te fakti se ky “gur” rëndon mbi një kryeministër që ndodhet në pushtet prej vitit 2013 e deri sot, në 2026, dhe që çdo 21 Janar shfaqet si i prekur thellë nga mungesa e drejtësisë. Rama akuzon sistemin e drejtësisë për vonesat, ndërkohë që drejtësia e re, SPAK-u dhe institucionet e reformuara kanë funksionuar gjatë gjithë mandateve të tij. Guri, pra, rëndohet, por përgjegjësia shpërndahet gjithmonë diku tjetër.

Ndërsa familjarët vazhdojnë të dëgjojnë të njëjtat fjalë, drejtësia mbetet po aq e largët sa 15 vite më parë. Kryeministri flet për padrejtësinë që rëndon mbi Shqipërinë, por çdo 21 Janar e gjen sërish në të njëjtin rol, atë të njeriut të tronditur nga një plagë që nuk mbyllet kurrë, ndonëse çelësat e pushtetit i ka në dorë prej më shumë se një dekade.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit