U vetëdorëzua në polici, 26-vjeçari i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2026, 09:58

Armando Marku, 26 vjeç, u vetëdorëzua dje pranë Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike prej rreth 7 vitesh për përfshirje në një vrasje të ndodhur në vitin 2019 në Hartlepool, Angli. Marku akuzohet për implikim në ekzekutimin e Hemawand Ali Hussain, një ish-snajperist, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në rrugën Charterhouse.

Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë akuzuar edhe dy shqiptarë të tjerë. Eugert Merizaj, i njohur në rrjetet sociale si “Babalja”, u ekstradua nga Belgjika dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor u shpall bashkëfajtor, duke u dënuar me 32 vite burg. Ndërkohë, Sajmir Dodoveci u ndalua në dhjetor 2019 në një stacion treni në Bruksel, u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dënua me 36 vite burg për vrasjen e Hussain.

Hetimet e Policisë së Cleveland dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) çuan gjithashtu në dënimin e tre personave të tjerë për vrasje nga pakujdesia: Noza Saffari, 40 vjeç, u dënua me 15 vite burg, ndërsa Dorian Pirija, 34 vjeç, dhe Qazim Marku, 26 vjeç, u dënuan secili me nga 19 vite burg. Një tjetër 34-vjeçar u arrestua në Belgjikë në shkurt 2024 dhe pritet të ekstradohet, ndërsa dorëzimi i Armando Markut pritet të hapë një fazë të re të procedurave ligjore për këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit