Dyshohet se djali ka vrarë nënën në Restelicë, arrestohet i dyshuari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2026, 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21.01.2025, rreth orës 01:06, është raportuar një rast vdekjeje e dyshimtë në fshatin Restelicë, të Dragashit.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60-vjeçare. Policia bën të ditur se i dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori rajonal i hetimeve, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, është duke u marrë me hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit